img img

+

svg
Çfarë ne ju ofrojmë

Konsulencë falas dhe mbështetje nga një student i diplomuar jashtë vendit.

Duke njohur pikëpyetjet e një studenti apo prindi para fillimit të studimeve, krijuam Educere, një platformë që të ndihmon në zgjedhjen e degës së preferuar, gjetjen e universitetit dhe realizimin e aplikimit.


  • Konsulencë


  • Përgatitja e aplikimit


  • Gjetja e degës


  • Fillimi i studimeve

img
img
shape shape shape

Këshilla dhe vlerësime
nga miqtë e Educere

img

“ Kam pasur kënaqësinë të punoj me Daniel Jazxhi, alumni i University of Applied Sciences Upper Austria, i cili ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në promovimin e universitetit tonë tek studentët potencialë. Ai ka ndihmuar talente të reja në rrugëtimin e tyre drejt edukimit, duke ndarë eksperiencën e tij frymëzuese si student pranë universitetit tonë dhe duke i inkurajuar ata të ndjekin të njëjtën rrugë. Përmes konsulencës së personalizuar, organizimit të sesioneve informuese, apo duke shërbyer si një urë lidhëse midis studentëve potencialë dhe universitetit, z. Jazxhi ka qenë një ambasador i vërtetë, që njeh, respekton dhe promovon vlerat dhe kulturën e institucionit tonë. Falë angazhimit dhe punës së tij, kemi mirëpritur një grup studentësh të motivuar, të cilët tashmë janë pjesë e jetës studentore në universitetin tonë. ”

Daliborka Mitrovic
Head of Internationalisation, University of Applied Sciences Upper Austria
img

“ Një këshillë qe ja jap jo vetëm studentëve por edhe vetes është “mos u dorëzo”. Procedurat e aplikimit, marrja e vizës, noterizimi i dokumentave është një periudhë sfiduese dhe të duket sikur sdo të mbarojë kurrë. Por kur shikon rezultatin, ja vlen. Një këshillë tjetër është të gjeni një degë që ju pëlqen dhe ju duket interesante, një degë që do marri vëmendjen tuaj. Diçka që kam arritur të kuptoj gjatë gjithë këtyre viteve studime është që gjërat e bukura fitohen me mund. Mund të lodheni por është një eksperiencë qe do ja vlejë për gjithë jetën, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. ”

Medina Jakupaj
E diplomuar në Global Sales and Marketing
Gjithmonë bukur te mësosh rreth lajmeve të reja

Të rejat më të fundit & Blog

Artikuj informues & të rejat e fundit

sq