{"id":1982,"date":"2025-03-26T15:19:45","date_gmt":"2025-03-26T15:19:45","guid":{"rendered":"https:\/\/educere.al\/?p=1982"},"modified":"2025-03-26T15:41:31","modified_gmt":"2025-03-26T15:41:31","slug":"te-studiosh-ne-austri-nje-interviste-e-shkurter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/educere.al\/en\/te-studiosh-ne-austri-nje-interviste-e-shkurter\/","title":{"rendered":"T\u00eb studiosh n\u00eb Austri (nj\u00eb intervist\u00eb e shkurt\u00ebr)"},"content":{"rendered":"<p><strong>T\u00eb studiosh n\u00eb Austri (nj\u00eb intervist\u00eb e shkurt\u00ebr)<\/strong><\/p>\n<p><em>Teksa mendoja p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb per t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb informacione dhe keshilla mbi studimet e jetes\u00ebn si student, mendja m\u00eb shkoi te Medina Jakupaj \u2013 n\u00eb at\u00eb moment studente n\u00eb vitin e dyt\u00eb master n\u00eb deg\u00ebn Global Sales and Marketing n\u00eb <\/em><a href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/school\/fachhochschule-ober%C3%B6sterreich\/\"><em>University of Applied Sciences Upper Austria<\/em><\/a><em>. Tashm\u00eb e diplomuar, Medina jeton dhe punon n\u00eb Austri. <\/em><\/p>\n<p>Pa dyshim, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr jetes\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, faktet dhe burimet zyrtare t\u00eb informacionit t\u00eb ndihmojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb domosdoshme. Por, eksperienca e dikujt q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb ose \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit rrug\u00ebtim, p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb e paz\u00ebv\u00ebnd\u00ebsushme. Nj\u00eb kombinim i t\u00eb dyjave do t\u00eb ishte nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes praktik me vler\u00eb p\u00ebr student\u00ebt.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, por gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb sigurie kur takon nj\u00eb mik, shoqe ose edhe t\u00eb panjohur jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit t\u00ebnd. Medin\u00ebn e kam takuar vitin e kaluar, kur ajo sa kishte ardhur n\u00eb Steyr. Shpeshher\u00eb kemi biseduar n\u00eb korridoret e universitetit mbi Austrin\u00eb dhe zgjedhjen e t\u00eb dyve p\u00ebr t\u00eb studiuar k\u00ebtu. S\u00eb fundmi vendosa t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr ti p\u00ebrmbledhur k\u00ebto biseda.<\/p>\n<p><em>&#8230;shk\u00ebputur nga biseda me Medin\u00ebn<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Medina, pse ke zgjedhur Austrin\u00eb p\u00ebr studimet master? <\/em><\/strong><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<ul>\n<li>D\u00ebshira ime ishte t\u00eb kryeja studimet master edhe pse jo t\u00eb jetoja diku n\u00eb Europ\u00eb. Austria ishte nj\u00eb nga alternativat q\u00eb kisha bashk\u00eb me Gjermanin\u00eb dhe Franc\u00ebn. Mbasi i shqyrtova t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb vendosa t\u00eb vij k\u00ebtu. E shoh Austrin\u00eb si nj\u00eb vend strategjik, i vendosur n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb ofron mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen time. Jo vet\u00ebm strategjik, por edhe shum\u00eb i bukur, gjithashtu mund t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh kudo n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr turiz\u00ebm, edukim ose pun\u00eb.<\/li>\n<li>\u00c7do qytet \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb organizuar, duke filluar nga qytetet e m\u00ebdha deri tek provincat e vogla. Ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb, m\u00eb ler t\u00eb p\u00ebrm\u00ebnd pjes\u00ebn kulturore, arkitektura, parqet, natyra. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb qet\u00ebsuese. Gjithashtu mund t\u00eb takosh njer\u00ebz nga e gjitha bota ku prej secilit \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb do marr\u00ebsh di\u00e7ka, ka shum\u00eb aktivitete q\u00eb mund t\u00eb zhvillohen n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb, vet\u00ebm ose n\u00eb shoq\u00ebri.<\/li>\n<li>Arsyeja tjet\u00ebr jan\u00eb universitetet q\u00eb ky vend ofron. M\u00ebnyra e m\u00ebsimdh\u00ebnies por edhe kurrikula. V\u00ebllai im studion n\u00eb HTL (Shkoll\u00ebn Austriake n\u00eb Shkod\u00ebr), edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej arsyeve q\u00eb m\u00eb shtyu duke njohur kurrikul\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb studimeve.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong><em>Pse ke zgjedhur <\/em><\/strong><a href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/school\/fachhochschule-ober%C3%B6sterreich\/\">University of Applied Sciences Upper Austria<\/a><strong><em>? Si ka ardhur ky vendim? N\u00ebse mund t\u00eb m\u00eb flas\u00ebsh pak p\u00ebr pro\u00e7esin. <\/em><\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Mbasi mbarova bachelorin isha e vendosur q\u00eb masterin do e b\u00ebja n\u00eb nj\u00eb nga vendet e Bashkimit Europian. Disa miq t\u00eb familjes me treguan p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.uni-assist.de\/en\/\">uniassist<\/a>, portali q\u00eb t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb aplikime p\u00ebr deg\u00eb bachelor dhe master n\u00eb universitetet n\u00eb Gjermani. Aty u njoha me universitetin dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofronte; programet double ose triple-degree ku ti ke mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb studiosh n\u00eb 2-3 universitete n\u00eb bot\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb masterit. Normalisht, aplikova pa u menduar dy her\u00eb.<\/li>\n<li>Pro\u00e7edura e aplikimit dhe i gjith\u00eb pro\u00e7esi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ka q\u00ebn\u00eb i leht\u00eb. Normalisht, ka presionin e vet sepse ke nj\u00eb intervist\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e deg\u00ebs dhe nj\u00eb testim t\u00eb njohurive t\u00eb gjuh\u00ebs angleze. Mbasi mora letr\u00ebn e pranimit m\u00eb duhej t\u00eb aplikoja p\u00ebr viz\u00eb studentore. M\u00eb duhet ta them ky ka q\u00ebn\u00eb momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe sfidues i gjith\u00eb pro\u00e7esit.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong><em>N\u00ebse mund t\u00eb m\u00eb thuash di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb mbi universitetin dhe deg\u00ebn q\u00eb po studion. <\/em><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/school\/fachhochschule-ober%C3%B6sterreich\/\">University of Applied Sciences Upper Austria<\/a> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr universitetet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Austri, i organizuar n\u00eb 4 kampuse studimi n\u00eb 4 qytete t\u00eb ndryshme (Steyr, Hagenberg, Linz, Wels). Si universitet m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb drejt\u00eb asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb perfekte dhe ka elemente q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen. Si\u00e7 e shoh, do sugjeroja t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb v\u00ebm\u00ebndje p\u00ebr student\u00ebt e rinj, sidomos p\u00ebr student\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb sapo kan\u00eb ardhur n\u00eb Austri. Dega ka q\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb kam dashur gjithnj\u00eb; marketingu. Dega &#8216;Global Sales and Marketing, duke nisur me p\u00ebrmbajtjen e l\u00ebnd\u00ebve dhe m\u00ebnyr\u00ebn e m\u00ebsimdh\u00ebnies. Mund t\u00eb them q\u00eb m\u00eb ka ndihmuar shum\u00eb edhe profesionalisht. Profesor\u00ebt vijn\u00eb direkt nga industria, pjesa m\u00eb e madhe kan\u00eb punuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb kompani Austriake dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. M\u00eb ler t\u00eb p\u00ebrm\u00ebnd aktivitet si &#8216;Field Trip China&#8217; ku organizohen takime dhe prezantime me sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitetin e tyr\u00eb n\u00eb Kin\u00eb dhe ndajn\u00eb eksperienc\u00ebn e tyre me student\u00ebt. Gjithashtu &#8216;Innocamp&#8217; nj\u00eb sprint 36-or\u00ebsh ku na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb ide novatore biznesi p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrmarrje Austriake. Ide e cila m\u00eb von\u00eb do t\u00eb vihej n\u00eb jet\u00eb nga vet\u00eb ata. Shkurtimisht, orientimi i studimeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr praktik sesa teorik. Kjo gj\u00eb m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb njoh m\u00eb nga af\u00ebr organizimin dhe k\u00ebrkesat e pun\u00ebs n\u00eb sip\u00ebrmarrjet Austriake.<\/p>\n<p><strong><em>Po qyteti, si t\u00eb duket? \u00c7far\u00eb ka di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb? Po di\u00e7ka q\u00eb do doje t\u00eb ishte ndryshe? <\/em><\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Steyr si qytet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lezetsh\u00ebm. Do t\u00eb thoja, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb e v\u00ebrtete duke u bazuar nga arkitektura gotike, e ardhur nga mesjeta q\u00eb t\u00eb ben te ndihesh sikur je pjes\u00eb e nj\u00eb filmi, natyra p\u00ebrrreth me dy lumenjt\u00eb Enns dhe Steyr e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm si qytet.<\/li>\n<li>Konvikti ku kam zgjedhur t\u00eb jetoj k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 5 minuta larg universitetit, di\u00e7ka shum\u00eb praktike p\u00ebr mua. Kushtet dhe kostot e qeras\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dhom\u00eb teke nuk jan\u00eb t\u00eb larta dhe jam e k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb.<\/li>\n<li>Ajo \u00e7ka do t\u00eb doja t\u00eb ishte ndryshe n\u00eb kete qytet te vogel tipik studentor do t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi pun\u00ebsimi p\u00ebrgjat\u00eb studimeve. Duke q\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet gjerman fol\u00ebs dhe n\u00eb nivel profesional, gjermanishtja duhet me patjet\u00ebr.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong><em>Po jeta sociale si \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty, shoq\u00ebria, aktivitetet?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nje qytet studentor si Steyr, has shum\u00eb student\u00eb nd\u00ebrkombetar n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri dhe gjithmon\u00eb ke mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb takosh njer\u00ebz nga e gjitha bota, q\u00eb vijn\u00eb dhe nga universitetet partnere. Mund t\u00eb takohesh p\u00ebr nj\u00eb got\u00eb ose ti bashkohesh party-t t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb m\u00ebrkur\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb p\u00ebr qytetin. Gjithashtu ka dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh q\u00eb organizohen nga <a href=\"https:\/\/oeh.fh-ooe.at\/en\/\">&#8216;Unioni i Student\u00ebve&#8217;<\/a><\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrafersisht sa jan\u00eb shpenzimet e tua mujore si studente?<\/em><\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Shpenzimet mujore n\u00eb Steyr duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu qeran\u00eb, ushqimet, siguracionin dhe gjith\u00eb aktivitetet e tjera variojn\u00eb, p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb 500-700 Euro n\u00eb muaj.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong><em>Cili eshte plani pas studimeve?<\/em><\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Plani \u00ebsht\u00eb t\u00eb punoj dhe jetoj n\u00eb Austri, m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb si vend dhe mendoj se jam p\u00ebrshtatur shpejt.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong><em>Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb ose sugjerim p\u00ebr gjith\u00eb student\u00ebt q\u00eb jan\u00eb duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr studimet bachelor ose master. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr student\u00ebt e tjer\u00eb por q\u00eb ja rikujtoj edhe vetes \u00ebsht\u00eb &#8216;Mos u dor\u00ebzo&#8217;. Pro\u00e7edurat e aplikimit, sidomos marrja e viz\u00ebs, noterizimi i dokumentave t\u00eb duket si nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb marr fund dhe t\u00eb sfidon moralisht por rezultati do ja vlej\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjeni nj\u00eb deg\u00eb q\u00eb ju p\u00eblqen dhe ju duket interesante, nj\u00eb deg\u00eb q\u00eb do marri v\u00ebmendjen tuaj. Di\u00e7ka q\u00eb kam arritur t\u00eb kuptoj gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve studime \u00ebsht\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat e bukura fitohen me mund. Mund t\u00eb lodheni por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb qe do ja vlej\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.<\/p>\n<p><em>-fundi i intervist\u00ebs <\/em><\/p>\n<p>_____________________<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb marrim nga kjo intervist\u00eb e shkurt\u00ebr? <\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Zgjedhja e deg\u00ebs s\u00eb studimit duhet t\u00eb jet\u00eb individuale dhe t\u00eb lidhet ngusht\u00eb me d\u00ebshirat, objektivat por edhe tregun e pun\u00ebs.<\/li>\n<li>Mos ngurroni t\u00eb bisedoni dhe t\u00eb k\u00ebrkoni sugjerime ose ndihm\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe miqt\u00eb.<\/li>\n<li>B\u00ebni vet\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkim paraprak n\u00eb internet mbi deg\u00ebt e studimit dhe <a href=\"https:\/\/docs.google.com\/spreadsheets\/d\/10xx-sl0La_nLZkvbtG7WHKmPzJGEpq0E\/edit?usp=sharing&amp;ouid=108341644666064600889&amp;rtpof=true&amp;sd=true\">mbani sh\u00ebnime<\/a><\/li>\n<li>Shpenzimet mujore mund t\u00eb variojn\u00eb nga qyteti q\u00eb zgjedh t\u00eb jetosh, akomodimi dhe shpenzimet vetjake.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb kem parasysh p\u00ebr aplikimin? <\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Zakonisht, universitetet i publikojn\u00eb vet\u00eb n\u00eb websitet e tyre k\u00ebrkesat dhe m\u00ebnyr\u00ebn e aplikimit. <a href=\"https:\/\/www.fh-ooe.at\/en\/international\/degree-seeking-students\/application\/\">Kliko p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rastin ilustrues.<\/a><\/li>\n<li>N\u00ebse nuk mund ta gjesh informacionin e k\u00ebrkuar ose ke pyetje\/paqart\u00ebsi kontakto universitetin n\u00ebp\u00ebrmjet e-mailit.<\/li>\n<li>Fillo her\u00ebt me p\u00ebrgatitjen e dokumentave p\u00ebr aplikimin n\u00eb universitet. Gjithashtu dhe p\u00ebr aplikimin p\u00ebr viz\u00eb\/leje q\u00ebndrimi.<\/li>\n<li>Aplikimet kan\u00eb afatet e tyre por n\u00eb disa raste k\u00ebto afate mund t\u00eb zgjaten p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb aplikant\u00ebve ose organizimit t\u00eb br\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb institucionit. B\u00ebni durim!<\/li>\n<li>Aplikimet p\u00ebr viz\u00eb\/leje q\u00ebndrimi mund t\u00eb kryhen pran\u00eb Ambasad\u00ebs Austriake n\u00eb Tiran\u00eb ose n\u00eb autoritetin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb vendin ku do t\u00eb q\u00ebndrosh n\u00eb Austri.<\/li>\n<li>P\u00ebr informacion m\u00eb t\u00eb detajuar; <a href=\"https:\/\/www.bmeia.gv.at\/sq\/ambasada-austriake-tirane\/udhetimi-juaj-per-ne-austri\/hyrja-dhe-qendrimi\/si-mund-te-kryej-nje-aplikim\/\">aplikimi n\u00eb ambasad\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb<\/a>, <a href=\"https:\/\/oead.at\/en\/to-austria\/entry-and-residence\/residence-permit-student-no-mobility-programme\">aplikimi mbas mb\u00ebrritjes n\u00eb Austri<\/a>.<\/li>\n<li>Siguracioni sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Austri \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb jeton m\u00eb tep\u00ebr se 6 muaj. <a href=\"https:\/\/www.ceu.edu\/info-current-students\/health-care\/insurance\/oegk\">P\u00ebr informacion m\u00eb t\u00eb detajuar mbi dokumentacionin e nevojsh\u00ebm dhe aplikimin.<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb studiosh n\u00eb Austri (nj\u00eb intervist\u00eb e shkurt\u00ebr) Teksa mendoja p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb per t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb informacione dhe keshilla mbi studimet e jetes\u00ebn si student, mendja m\u00eb shkoi te Medina [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1983,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[30,148,146],"class_list":["post-1982","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-education","tag-education","tag-interview","tag-studying"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1982"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1982\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1984,"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1982\/revisions\/1984"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/educere.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}