• Contact & Follow Us On :

Të studiosh në Austri (zgjedhja e degës)

Studentit të së nesërmes…

Çfarë do të studiosh?

Zgjedhja e degës së studimit është një moment kyç dhe me plot pikëpyetje për studentët e ardhshëm. Arsyeja? Kjo zgjedhje lidhet ngushtë me karrierën profesionale dhe të ardhmen e individit. Si e tillë meriton vëmëndjen e duhur si nga studentët por edhe nga prindërit e të afërmit që shpeshherë luajnë rolin e udhërrëfyesit. Po të kthehem pas në kohë, zgjedhja në rastin tim ka qënë një kombinim i dëshirës, ndikimit familjar dhe tendencave të periudhës. Jo rrallë herë kemi dëgjuar raste të individëve që kanë kaluar nga shkencat sociale në ato ekzakte dhe anasjelltas. Të tjerë kanë shkuar drejt inferimierisë, mjekësisë, informatikës sepse aty është kërkesa me e lartë dhe mundësitë më të mira.

Pavarësisht ndikimeve dhe prirjeve i qëndroj mendimit të mëparshëm se zgjedhja duhet të jetë personale, të lidhet me karakterin dhe objektivat e personit.

Nga t’ja filloj? Nisu nga prirjet e tua, lëndët që i studion me qejf ose fushat që të duken interesante për ti ndjekur. Mos ngurro ti diskutosh këto ide me miq, familjarë, mësues e të afërm që kanë qënë në të njëjtin rrugëtim. Në mos një përgjigje të sigurt, do të të japi një orientim. Në momentin që ke një (disa) ide për atë që të pëlqen, fillo kërkimin. Do të sugjeroja përpara se të bëhesh pjesë e panaireve të edukimit apo agjensive të konsulencës, të bësh vetë një kërkim paraprak në internet. Do të të ndihmojë me ide të reja që ndoshta nuk i ke hasur më parë dhe do t’ju japi përgjigje atyre pikëpyetjeve që të mundojnë. Kurrikula, kushtet e pranimit, tarifat e studimit, leja e qëndrimit, mundësitë për bursë janë disa prej pyetjeve që marrin përgjigje vetëm me një kërkim.

Ku të kërkoj? StudienWahl (zgjedhja e studimeve) është një portal dedikuar studimit në Austri, i cili mbështetet nga ‘Ministria Austriake e Edukimit, Shkencës dhe Kërkimit’ dhe OeAD-GmbH – Agentur für Bildung und Internationalisierung (Agjensia për Arsim dhe Ndërkombëtarizim)

Mënyrat e kërkimit. StudienWahl të jep mundësinë të kërkosh për programe studimi në Austri duke përdorur 3 hapa të thjeshta. Fillimisht (siç shihet në foton ilustruese) mund të zgjedhim kategoritë ose fushat e studimit. Artet, shkencat; inxhinierike, humane, natyrore, ekonomike, sociale, drejtësia dhe mjekësia janë disa prej fushave kryesore të studimit të cilat mund të gjesh. Çdo fushë (kategori) ndahet në profile studimi si përshëmbull arkitektura apo shkencat kompjuterike, mjekësore ose agronomike. Portali të jep mundësinë të kërkosh me fjalë kyçe dhe të ‘filtrosh’ kërkimin sipas nivelit të studimeve, universiteteve, degëve, lëndëve, qyteteve, etj.

Rezultatet. Nga një kërkim i shpejtë mund të marrësh një informacion të plotë mbi universitetin, degën, tarifat e studimit, kurrikulën, provimet, etj (shiko foton ilustruese)

Nëse je në fazat e para të kërkimit, informacion e marrë mund ta organizosh në një tabelë excel-i (si në foto) për ta bërë proçesin më të thjeshtë. Aty mund të vendosësh të dhënat mbi qytetin, degën, profilin, kurrikulën, kushtet e pranimit, tarifat, kontaktet dhe dokumentacionin. Kjo formë organizimi të jep një pasqyrë të plotë të kërkesave dhe alternativave dhe të ndihmon në momentin e përzgjedhjes së degës.

 

Je duke kërkuar për programe bachelor – master – doktoraturë në Europë, Shtetet e Bashkuara dhe më gjërë?

Studyportals është një platformë mbi edukimin dhe promovimin e universiteteve e njohur dhe e përdorur ndërkombëtarisht. Ky portal ndihmon studentët për të gjetur degët e dëshiruara të studimit si në nivelin bachelor, master dhe doktoraturë. Gjithashtu i jep mundësinë universiteteve të promovojnë programet e tyre. Studyportals ishte dhe pikënisja e rrugëtimit tim në Austri, ku morra informacionet dhe kontaktet e para me universitetin.

Përpos kushteve të universitetit duhet të konsiderosh dhe kërkesat dhe mundësitë e tua. Jo çdo universitet, pavarësisht renditjes, prestigjit dhe kurrikulës mund të jetë ai që dëshiron ose që të përshtatet. Konsideroje zgjedhjen e degës si një investim i cili nuk mund të realizohet pa ‘njohjen e tregut’ (informacionin) dhe angazhimin tënd personal.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sq